DAVOS – Sanchez bën thirrje për negociata me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

MADRID, 19 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë thirrje për negociata me presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

“Është e rëndësishme që ne të mbajmë kontakte edhe me Putinin”, tha Sanchez në Davos.

“Unë mbroj fuqimisht, për shembull, që qeveria franceze dhe ajo gjermane… të marrin drejtimin këtu”, tha ai për CNN.

Ai tha se do të ishte e imagjinueshme kthimi në bisedimet që përfshijnë Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Ukrainën, në formatin Normandi të krijuar përpara shpërthimit të luftës.

“Vendet e tjera anëtare të BE-së do të mbështesin Parisin dhe Berlinin në një nismë të tillë”, tha Sanchez.

I pyetur nëse Putini mund ta interpretojë gatishmërinë për të folur nga ana e Perëndimit si “dobësi”, ai u përgjigj: “Jo, nuk mendoj kështu.”

Më herët, ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, shprehu rezerva për dërgimin e mundshëm të tankeve “Leopard” nga vendi i tij në Ukrainë.

“Kjo mundësi nuk është në tryezën e bisedimeve për momentin”, tha ai në Samitin Ekonomik Botëror.

Deklarata e tij erdhi ndërsa qeveritë perëndimore peshojnë përgjigjet e tyre ndaj thirrjeve të Kievit për mjete luftarake më të fuqishme.

Albares nuk përjashtoi mundësinë e një dërgese, në një datë të mëvonshme duke iu referuar takimit në bazën ajrore amerikane “Ramstein” në Gjermani të premten.

“Spanja preferon të marrë vendime të tilla “së bashku dhe të bashkuar”, theksoi Albares.

“Qëndrimi i Spanjës në këtë luftë, është të bëjë atë që ne mendojmë se është më e mira, në çdo fazë, për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial, dhe të sjellin paqen në vend sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like