DAVOS – Duda: Kievit i duhen armë, armë dhe sërish armë

by admin
Spread the love

DAVOS, 17 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti polak, Andrzej Duda përsëriti kërkesën e tij duke u bërë thirrje aleatëve evropianë të Ukrainës, të përshpejtojnë furnizimet e tyre me armë, përfshirë tanket.

“Kohët e fundit, Polonia u zotua të dërgojë rreth 14 tanke ‘Leopard’ në Ukrainë”, tha Duda sot në mëngjes në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

“Ne shpresojmë dhe po përpiqemi të ofrojmë një mbështetje më të madhe për Ukrainën. Kështu që, shpresojmë që të jenë disa partnerë, aleatë, të cilët do t’i sigurojnë tanke Ukrainës”, tha ai.

“Ne shpresojmë se vendi i prodhimit të tankeve ‘Leopard’, Gjermania, gjithashtu, do të angazhohet në ndihmën për Ukrainën”, shtoi Duda.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të tij të ofrojnë më shumë armë zjarri, duke përfshirë tanket luftarake “Leopard II” të prodhuara në Gjermani, që konsiderohen vendimtare për rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia.

Kohët e fundit, Britania e Madhe dhe Polonia u zotuan të dërgojnë tanke në Ukrainë.

Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk është ende i gatshëm të ofrojë tanket “Leopard II”.

“Kam një mesazh: armë, armë dhe sërish armë. Ky është elementi më i rëndësishëm i kësaj ‘loje”, theksoi Duda./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like