DAVOS – Blinken skeptik për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë

by admin
Spread the love

DAVOS, 17 janar /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu dyshime sot për mundësinë e arritjes së një armëpushimi në Ukrainë duke theksuar se Rusia nuk kishte treguar dëshirë për të “negociuar në mirëbesim”, pothuajse dy vjet pas fillimit të pushtimit.

“Ne nuk po e shohim këtë”, i tha Blinken Forumit Ekonomik Botëror në Davos për mundësinë e një armëpushimi.

“Ne jemi gjithmonë të hapur dhe të vëmendshëm ndaj tij, sepse populli ukrainas e dëshiron më shumë se kushdo tjetër”, shtoi ai.

“Por, Rusia duhet të ketë vullnetin për t’u angazhuar, për të negociuar me mirëbesim, mbi bazën e parimeve themelore që janë vënë në pikëpyetje nga agresioni i saj, integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia”, nënvizoi kreu i diplomacisë amerikane.

“Nëse dhe kur Rusia të jetë gati të negociojë mbi këtë bazë, ajo do të gjejë ukrainas që duan ta bëjnë këtë dhe sigurisht që do të gjejë mbështetjen e SHBA-së”, siguroi Blinken.

Thirrjet për një armëpushim po bëhen më këmbëngulëse, në një kohë kur ushtria ukrainase po lufton për të rimarrë territoret e saj lindore nga Rusia, ndërkohë që Kongresi amerikan po tregohet i ngadalshëm në miratimin e ndihmës shtesë ushtarake në Kiev, kërkuar nga presidenti Joe Biden./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like