David Beckham i jep Instagramin mjekes në Ukrainë

by admin
Spread the love

David Beckam vendosi të bënte gjestin më të veçantë për Ukrainën duke i dorëzuar Instagram-in e tij një mjekeje në Kharkiv. Ajo e ka përdorur profilin me miliona ndjekës të futbollistit për të tregtuar ditën e saj të punës mes sulmeve nga Rusia. Dr. Iryna ka filluar të postojë në “Instastory”-n e Beckham, ku tregon se në çfarë kushtesh punon. Ajo ka treguar nënat, gratë shtatzëna dhe foshnjat në bodrum.

David Beckham gives his Instagram account to a Ukrainian doctor

Mjekja u shpreh se punon pa pushim dhe ajo bashkë me stafin janë në gatishmëri gjithë kohës. Ajo tha se pavarësisht momenteve të dobëta  askush nuk e ul kokën dhe të gjithë qëndrojnë të fortë përballë agresorit rus.

Më herët, David Beckham ka nisur të mbledhë fonde për Unicef-in përmes fondacionit të tij. Ai ka filluar vetë me dhurimin e disa milionë dollarëve për Ukrainën.

You may also like