Dauti, Abazi dhe Aziri janë tre nënkryetarët e Aleancës për Shqiptarët – Shqip

by admin
Spread the love

Kuvendi i ASH-së ka zgjedhur organet partiake pas Kongresit të mbajtur para disa javëve kur kryetar u zgjodh Arben Taravari.

Kuvendi është drejt përfundimit, ndërsa siç mëson KlanM, tashmë janë zgjdhur edhe nënkryetarët e partisë.

Deputetja Ilire Dauti, deputeti dhe ish sekretari organizativ Elmi Aziri dhe ish nënkryetarja Bujare Abazi janë treshja e nënkryetarëve të ASH-së, të votuar nga kuvendarët.

Përveç nënkryetarëve në Kuvend u zgjodhën edhe Kryetari i Kuvendit – Ziadin Sela, Sekretar i Përgjithshëm – Krenar Lloga dhe Sekretar organizativ – Isen Shabani./KlanMacedonia

You may also like