Data e zgjedhjeve të parakohshme, Ilir Meta del me njoftimin urgjent

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Ilir Meta, iu ka bërë thirrje dhe ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim. Kjo thirrje e Metës vjen pasi 6 bashki janë në pritje për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi.

Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.

You may also like