Dasma kthehet në masakër teksa dhëndri vret gruan, vjehrrën e dy të ftuar, para vetëvrasjes në Tailandë

by admin
Spread the love

Një dasëm është kthyer në një masakër me pesë viktima në Tailandë pasi dhëndri me paaftësi trupore vrau me armë gruan e tij, vjehrrën e dy të ftuar para se të vriste veten, në aktin shokues.

Tragjedia ndodhi mesditën e të shtunës në Wang Nam Khieo në verilindje të Tailandës, ku po mbahej dasma mes 29 vjeçares Chaturong Suksuk, dhe 44 vjeçarit Kanchana Pachunthuek, i cili ishte gjithashtu një atlet i garave paraolimpike (për njerëzit me paaftësi) teksa kihste hubur njërën kembe gjate shërbimit ushtarak.

Gjatë celebrimeve të afërmit e të ftuarit vërejtën debate mes dhëndrit ish-ushtarak dhe gruas së tij në lidhje me “paaftësinë e tij”.

Rrjedhimisht ai kishte dalë dhe ishte rikthyer me një pistoletë duke vrarë gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare Kingthong Klajorho, dhe motrën e saj 38-vjeçare Kornika Manator.

Plumbat qorr goditën dy të ftuar të tjerë, një prej të cilëve gjithashtu humbi jetën. Viktima ishte 50 vjeçari Thong Nonkhunthod, ndërsa 28 vjeçari Bamrung Chaterarat, mbeti i plagosur.

Dhëndri, i cili  kishte qenë notar paraolimpik në lojrat aziatike të Indonezisë vitin e shkuar, pas ngjarjes qëlloi veten në kokë duke u vetëvrarë.

Policia tha se 11 plumba ishin rikuperuar nga vendngjarja, teksa skena ishte e mbushur me trupa dhe gjak.

Megjithse motivi i saktë nuk është përcaktuar, mediat vendase thonin se konflikti kishte nisur prej pasigurisë së dhëndrit për paaftësinë e tij trupore.

Policia tha se Chaturong ishte një ish-marins i bazës detare  Sattahip në Chon Buri, por kishte humbur njërën këmbë në një aksident gjatë detyrës.

Çifti kishin jetuar tre vjet së bashku para martesës, shkruanin mediat tailandeze.


Top Channel

You may also like