Dashuria duhet “të ushqehet” çdo ditë me respekt, vëmendje dhe përkushtim

by admin
Spread the love

“Dashuria nuk është një objekt i paketuar paraprakisht dhe i gatshëm për përdorim. Ajo na është besuar për përkujdesje, ndaj ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm për t’u rigjeneruar, rikrijuar dhe ringjallur çdo ditë. Dhe dashuria di ta shpërblejë mirë këtë vëmendje, vetëm se kërkon kohë dhe energji.

Mirëpo në ditët e sotme, ta dëgjosh personin që do, t’i dedikosh kohë, ta ndihmosh atë person në kohëra tëvështira dhe të vendosësh nevojat e dëshirat e tij përpara dëshirave tona, është bërë diçka e tepërt dhe e pamundur. Dashuria është një fabrikë që punon papushim, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë”. – Zygmund Bauman

Dashuria sikundër e thotë autori më sipër, kërkon kohë dhe energji për t’u ndërtuar dhe forcuar. Ajo lind papritur, por po ashtu mundet edhe të zbehet, në rast se nuk përkujdesemi në mënyrën e duhur. Dhe kjo mund të kuptohet shumë mirë, pasi shumë lidhje të të rinjve në ditët e sotme, nuk zgjasin pikërisht për shkak se nuk i kushtojnë kohë “ushqimit” dhe forcimit të ndjenjave.

Njerëzit sot lidhen për hobi, për t’u dukur bukur, për të rënë në sy në shoqëri. Lidhjet janë shndërruar nëdiçka trendi, e cila duhet synuar nga të gjithë të rinjtë. Ata harrojnë se pranë mund të kenë dikë që i do vërtet dhe në vend që të investojnë kohë nga koha e tyre për ta dashur atë person, e marrin çdo gjë si lojë. E lëndojnë personin tjetër dhe lidhja sigurisht që shkon drejt fundit.

Por jo vetëm lidhjet, në ditët e sotme ne po dëgjojmë dhe plot fejesa e martesa që po përfundojnë. Unënuk e besoj se në to nuk ka ekzistuar dashuria. Ajo mund të ketë ekzistuar në fazat e para, thjesht secili nga të dy në çift ka vazhduar një rutinë të vetën pa u përkushtuar për personin tjetër, dhe sigurisht qëndjenjat janë zbehur. Dashuria nuk është ndjenjë që po lindi, do të ekzistojë gjithmonë. Jo, ajo zbehet nëse nuk ushqehet me respekt, me vëmendje dhe me përkushtim të përditshëm. Ndoshta nuk kemi kohë që tëbëjmë maksimumin, ama një mesazh dashurie ndaj personit që do në kohën e pushimit në punë, nuk i kushton asgjë askujt. Janë këto gjeste të vogla, por që mbartin emocione të mëdha, të cilat e ushqejnëdashurinë çdo ditë dhe e forcojnë atë.

You may also like