dashuri palestineze nën kolerën izraelite – Shqip

by admin
Spread the love

Një çift palestinez u martua në një kamp refugjatësh nën hijen e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe dasma u ndoq nga qindra palestinezë të zhvendosur.

Mahmoud Huzaa dhe Shayma Kuzaat u detyruan të linin shtëpitë e tyre pas sulmeve izraelite dhe gjetën strehim me palestinezët e tjerë të zhvendosur në një vendbanim tendash në stadiumin Al-Durra në qytetin Deir Al-Balah në Rripin e Gazës.

Dasma e tyre u zhvillua pikërisht aty, në stadium, ku morën pjesë shumë palestinezë që jetonin në kamp.

Dasma e tyre rezonoi si një simbol i rezistencës palestineze në Gaza, e cila ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Të paktën 28,858 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe rreth 68,700 të tjerë janë plagosur. Shumica e vikttimave janë gra e fëmijë. Po ndodh ky lloj genocidi faqe botës, e cila rri e vështron se si një shtet i themeluar kriminalisht në tokën palestineze, vijon krimet mbi një popullsi që pothuajse ia ka marrë gjithçka, por jo dinjitetin dhe vitalitetin. Sepse, ndërsa izraelitët po nënshkruajnë një histori turpi, palestinezët po shkuajnë një histori nderi. /tesheshi.com/  

You may also like