Darkë me bashkëshorten apo ndeshjen e Liverpool? Ja çfarë zgjedh Mc Kresha

by admin
Spread the love

Dy reperat e famshëm MC Kresha dhe Lyrical Son, të ftuar mbremjen e sotme në “Më lër të flas”, zbuluan detaje nga jeta e tyre, siç rradhë herë ndodh.

I pyetur nga Romeo Veshaj se çfarë do të zgjidhte nëse në një ditë do të ishe njëkohësisht edhe ndeshja e skuadrës së preferuar Liverpool dhe përvjetori i martesës, MC Kresha e kishte shumë të vështirë të vendoste dhe u përgjigj se bashkëshortja nuk do ia bënte një gjë të tillë pasi ajo e di se Kresha nuk mund ta humbë ndeshjen e skuadrës së zemrës.

Romeo: Jeni prindër që të dy, a ju ka ndikuar kjo në karrierë?

MC Kresha: Po edhe jo. Kur bëjmë këngë me videoklip mundohemi të gjejmë këngë që nuk kanë të shara, ndërsa këngët e e albumit janë disa pa videoklip pasi kanë fjalë të pista. Prindërit na kritikojnë ndonjëherë kur themi ndonjë fjalë jo të mirë.

Lyrical Son: Kur ishim më të rinj ka qenë pak më ndryshe. Ne jemi rritur me hip-hop para lufte dhe pas lufte, ne nuk mund te ktijojmë diçka të re në një vend që e ka kulturën e krijuar, vetëm mund të shfaqim veten. Unë nuk mundem të flas fjalë të pista që vajza ti dëgjojë më vonë.

Romeo: Ju ka marrë malli për të qenë beqar?

MC Kresha: Aspak, unë jam një njeri që fle shumë heret dhe zgjohem heret. Falenderoj zotin qe hapi një ditë të re për mua dhe kaloj kohë me fëmijët e mi.

Romeo: Nëse do të kishte ndeshje Liverpool dhe po atë ditë ti ke përvjetorin me bashkëshorten, çfarë do zgjedhësh?

MC Kresha: Nuk e zgjedh gruaja ime momentin me dalë kur është loja sepse e din ajo.

Romeo: Për çfarë do të hiqje dorë nga muzika?

Lyrical Son: Shëndeti ose familja, asgjë tjetër.

Kresha: Dallimi im dhe i festimit është se ka një zë të jashtëzakonshëm.


Lexo lajme interesante

You may also like