Darka me banorët e “Big Brother VIP”, Balina rrëfen ndjesitë

by admin
Spread the love

Balina Bodinaku, opinioniste e Big Brother VIP ka folur në “Wake Up” duke thënë se spektakli i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Në komentin e saj, u shpreh se Do të duhet kohë që një tjetër emision televiziv të arrijë këto përmasa dhe shikueshmëri.

Balina: Na gllabëroi të gjithëve, pritej që të kishte këtë sukses por mendoj se i ka kaluar dhe pritshmëritë. Ka një përfshirje, askush, edhe ne që ishim aty e kemi parë përditë si rriten gjërat dhe kur mendon përmasat që ka arritur kjo është e pabesueshme. Kishte ngjyra, ulje-ngritje, kontraste, kishte çdo element që i duhej një spektakli për të patur të tilla përmasa, për të arritur këtë shikueshmëri. Do të duhet kohë që një tjetër emision televiziv të arrijë këto përmasa.

Ndër të tjera, Balina foli edhe për darkën brenda shtëpisë së Big Brother VIP me banorët duke thënë se kishte siklet para se të hynte, por më pas iu duk si diçka shumë e njohur, sikur e kishte jetuar më parë.

Balina: Nga një anë më dukej si një gjë e jetuar, nga ana tjetër ishte një gjë që para se të hyja, mendoja si do jetë dhe aty më dukej një gjë shumë e njohur, nuk u ndjeva në siklet. Unë prisja ta shfrytëzonin mundësinë edhe për të folur disa gjëra por prevaloi ajo pjesa njerëzore e një momenti normal, të qetë, miqësor, të gjithë kishim nevojë për një pauzë.


Lexo lajme interesante

You may also like