Dardanët arrijnë në Stockholm (FOTO)

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Stockholm, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

FFK-ja ka thënë se dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardanë do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30.

 

 

 

You may also like