DANIMARKË – Mbretëresha Margrethe II lë fronin

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ –  Mbretëresha daneze Margrethe II njoftoi sot gjatë fjalimit të saj tradicional të Vitit të Ri se do të abdikonte më 14 janar, pas 52 vjetësh mbretërimi.

“Më 14 janar 2024, 52 vjet pasi pasova babain tim të dashur, do të largohem si mbretëreshë e Danimarkës. Do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo me rastin e urimeve të saj televizive.

Bashkuese dhe popullore, sovrania, e ve që nga viti 2018, i ishte nënshtruar një operacioni të madh në shpinë në shkurt, gjë që e pengoi atë të shfaqej në publik deri në prill.

“Operacioni (…) shkaktoi reflektime për të ardhmen, në pyetjen nëse ishte koha për të transferuar përgjegjësitë tek brezi i ardhshëm”, tha mbretëresha, 83 vjeçe.

Në fron që nga vdekja e babait të saj në 1972, kjo intelektuale poliglote kontribuoi në modernizimin gradualisht të monarkisë.

Që nga vdekja e kushërirës së saj të largët Elizabeth II, Margrethe është mbretëresha e fundit që mbretëron në Evropë.

Më shumë se 80% e danezëve identifikohen si monarkistë dhe ata dolën në mijëra për të festuar jubileun e tij të 50 viteve të sundimit vitin e kaluar.

“Shumë prej nesh nuk kanë njohur kurrë një monark tjetër. Mbretëresha Margrethe është vetë mishërimi i Danimarkës dhe, me kalimin e viteve, ajo ka vënë fjalë dhe ndjenja për atë që jemi si popull dhe si komb”, reagoi kryeministrja Mette Frederiksen në një mesazh./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like