DANIMARKË – Mbretëresha Margrethe II i dorëzon fronin djalit Frederik

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 14 janar /ATSH-DPA-AFP/ – Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II sapo i dorëzoi fronin djalit të saj, Frederik, pas një mbretërimi 52-vjeçar.

Pak pas orës 14:00 (13:00 GMT), Margrethe II, e veshur pothuajse e gjitha me një ansambël elegant rozë të errët, nënshkroi aktin e abdikimit.

Ky është një dokument i paprecedentë në historinë bashkëkohore të kësaj monarkie mijëravjeçare, duke e bërë atë më të moshuarën që ka mbajtur fronin ndonjëherë.

Djali i saj, Frederik, 55 vjeç, tashmë është mbreti i ri.

Kjo ngjarje u transmetua në televizionin danez./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like