Dani Alves mbetet në burg, ende s’ka një datë për nisjen e gjyqit

by admin
Spread the love

Gjykata e Barcelonës ka vendosur që Dani Alves të qëndrojë në paraburgim deri në nisjen e gjyqit pasi ka rënë dakord me mbrojtjen e viktimës për apelimin e bërë pak ditë më parë nga mbrojtja e lojtarit.

Në atë apel të paraqitur më 30 janar kundër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues, avokati i lojtarit, Cristóbal Martell, argumentoi se nuk ekzistonte rreziku i arratisjes ku gjyqtari u mbështet për ta dërguar në burg, duke marrë parasysh që Alves shkoi vullnetarisht për të dëshmuar.

Ekipi ligjor i lojtarit pretendojë që masa e sigurisë të ishte më e lehtë (dorëzimi i pasaportës, vendosja e byzylykut telematik për t’i qëndruar larg viktimës, pagimi i çdo garancie të nevojshme dhe paraqitja, qoftë edhe çdo ditë, në gjykatë).

Situata e Dani Alves, për momentin, po përkeqësohet, por kjo nuk do të thotë se ai është fajtor. Liria e tij përfundimtare do të vendoset kur të zhvillohet gjyqi, i cili për momentin nuk ka datë.


Top Channel

You may also like