Damian Gjiknuri e thotë hapur: Nëse ky person ka aprovuar fatura që s’përputhen me ligjin, shkon në burg

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen me ligjin atëherë ai shkon në burg.

”Unë nuk di të ketë dalë një problem serioz lidhur me kontratat. Ju keni ngritur dyshime në lidhje me korrupsionin që pritet si do të dalë e vërteta. Inceneratori i Elbasanit është dorëzuar në kohë, ndërsa ai i Fierit ka pasur vonesa, mbase edhe pandemia mund të ketë ndikuar. Tirana është në zbatim e sipër. Me aq sa kam parë dhe informacionet që kam marrë, vlerësoj që edhe në Tiranë ka pasur ecuri të punimeve. Unë nuk jam këtu për të dhënë opinione, çdo njeri e sheh të bukurën në mënyrën e tij, unë nuk shoh probleme serioze në zbatim. Duhet të kuptoni që nuk e bën supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen supervizori shkon në burg. nëse ka prova të tilla, le të shikohet edhe kjo, por në dijeninë time nuk di të ketë të tilla.”, tha Gjiknuri.

You may also like