Damcevski e Mirosavljev në aksion, te Partizani shfaqen edhe 3 të dëmtuarit

by admin
Spread the love

Teuta është kundërshtari i radhës për Partizanin, që në Laç kishte disa mungesa të rëndësishme. Kundër durrsakëve do të mungojë sërish Stenio Junior, i cili pësoi një tërheqje në ndeshjen ndaj Dinamos në kupë.

Sinjale pozitive kanë dhënë mbrojtësi Egzon Belica dhe mesfushorët Sherif Kallaku e Anarildo Rrapaj. Ata janë stërvitur veçmas, por mendohet se do të jenë gati për ndeshjen kundër Teutës të shtunën.

Në seancën e sotme ka pasur edhe risi të tjera, pasi me grupin është stërvitur edhe sulmuesi serb, Milan Mirosavljev, i afruar në orët e fundit të merkatos.

Zhvillime edhe sa i takon qendërmbrojtësit Aleksandas Damcevski. Lojtari nga Maqedonia e Veriut kishte një dëmtim të rëndë dhe tani është bashkuar me grupin, por normalisht do i duhet të fitojë formën e duhur sportive për momentin. / oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania, Facebook 

You may also like