Dalin rezultatet: Cilët janë krerët e PD-së në 7 degë të vendit

by admin
Spread the love

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Mustafa Pashja me 50.6% të votave.

Kryetar i PD-së në Mirditë u shpall Albert Mëlyshi me 56% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD, Devoll u shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.

Në Dega 7 në Tiranë ndërmjet 4 kandidaturave fitoi Avni Tobli me 46% të votave.

PD-në e Vaut të Dejës do ta drejtojë Benard Ndreca me 69% të votave.

Gramshi shpalli kryetar ndërmjet 5 kandidaturave Kodhel Cala me 38.5% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD në Korçë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, Devis Osmani me 48% të votave.

Kujtojmë që në Malësinë e Madhe procesi u anulua pasi njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit pas akuzave për parregullsi në proces.

You may also like