Dalin përgjigjet e ekzaminimeve, ja kur rikthehet në fushë Giroud

by admin
Spread the love

Lajme të mira për Milanin. Dëmtimi i sulmuesit kryesor të kuqezinjve, Olivier Giroud, nuk është shumë shqetësues dhe me shumë gjasa veterani francez do të jetë gati të luajë në të dy ndeshjet.

Giroud u zëvendësua në minutën e 27’ të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës për një problem në kavilje, teksa sot ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore, të cilat nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim serioz.

Giroud ka ndërprerë grumbullimin me Francën dhe do të udhëtojë në Milano, për t’u ndjekur nga mjekët e Milanit, teksa gjasat janë që të rinisë stërvitjen me grupin të enjten e ardhshme.

Më pas i takon Piolit të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo nga minuta e parë në derbin e  Milanos.


Top Channel

You may also like