Dalin pamjet nga salla e gjyqit, Donald Trump: I pafajshëm për të 34 akuzat

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Donald Trump u pa brenda gjykatës për herë të parë që nga arrestimi i tij zyrtar. Ai hyri brenda rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg.

Trump injoroi pyetjet nga mediat e mbledhura jashtë sallës së gjyqit, duke u drejtuar për t’u përballur me gjyqtarin në seancën me dyer të mbyllura. Ai u pa i ulur me ekipin e tij ligjor – Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche – brenda sallës së gjyqit.

Trump u deklarua  “i pafajshëm” për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Ne ende nuk i dimë detajet e sakta të akuzave, por aktakuza tani është zbardhur dhe për pak kohë pritet të dale në medie.