Dalin pamjet, Cristiano Ronaldo e injoroi keq futbollistin e Evertoni që imitoi festimin me “Siu”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo u shfaq i zemëruar pas ndeshjes kundër Everton përfunduar me shifrat 1-1.

Kampioni portugez e nisi takimin në stol ndërsa në minutën e 57′ hyri në fushë. Ronaldo ishte dëshmitar kur lojtari i Everton, Andros Townsend shënoi dhe imitoi festën e portugezit “Siuuu” në minutën e 65′.

Gjesti i Ronaldos kundër Townsend

Pas bilbilit të trefishtë Townsend iu afrua Cristianos me dashuri, duke u përpjekur ta përqafonte, por portugezi u shfaq i nevrikosur.Autori i golit shpjegoi në një intervistë pas ndeshjes arsyen e gëzimit të tij të veçantë: “Ronaldo është idhulli im. Unë u rrita duke e parë atë dhe kalova orë të tëra në fushën stërvitore duke u përpjekur të ekzekutoja teknikat e tij. Ishte një nder të isha në të njëjtën fushë me të”.

You may also like