Dalin letrat, tenderi 100 milionë lekë në UBT çoi në pranga katër persona

by admin
Spread the love

Dalin detaje të reja nga dosja e tenderit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që çoi në pranga katër persona, ku në pranga u vu Ali Rasha, 62-vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në UBT.

Bashkë me të u arrestua edhe Tahir Ballgjini, përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë dhe Rushit Sunani, Tiranë 59-vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë.

Një tjetër i arrestuar ishte Ahmet Mejdani, 64-vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor.

Prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg rezulton të jetë një Blender.

Kostoja normale e kësaj pajisjeje në treg do të shkonte në jo më shumë se 30 mijë lekë të rinj.

Sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga 4 punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276 mijë lekë të rinj.

Një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”.

Normalisht kushton 30 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108 800 lekë të reja.

Në listën e shërbimeve ekstra mbi limitet mund të kuptohet shumë lehtë se punonjësit e UBT kanë tejkaluar çdo norme në blerjet që kanë realizuar.

Madje ata kanë dyfishuar pothuajse vlerën e çdo pajisjeje.

Në pyetje në lidhje me abuzimin me këtë tender është marrë dhe rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku.

Prokuroria e Tiranës sqaron se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit si formë mbrojtjeje në skemën e abuzimit.

“Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen.  Ai ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë.  Nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R. Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë. Ka tentuar edhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz. Kjo pasi emri i të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit”, – nënvizohet në deklaratën e Prokurorisë.

You may also like