Dalic: Kërkojmë më shumë se gjysmëfinalja, presioni është mbi Argjentinën

by admin
Spread the love

Zlatko Dalic nuk i vendos limite Kroacisë: “Të jesh mes 4 skuadrave më të mira të Botës është një sukses i jashtëzakonshëm, por duam akoma më shumë: të arrijmë një tjetër finale, do të ishte momenti më i bukur i të gjitha kohërave për kombëtaren tonë.

Argjentina është një skuadër e mrekullueshme e udhëhequr nga Messi. I kemi analizuar kundërshtarët dhe e dimë si luajnë. Pastaj ata kanë më shumë presion”, ka thënë tekniku i kroatëve.

“Jam optimist nga natyra, kam besim te lojtarët e mi, kanë karakter dhe pa atë nuk do të ishim kualifikuar në gjysmëfinale. është një ndeshje e madhe për të dy shtetet. Luhet për një vend në finale. Askush nuk do të kursehet. Pres një ndeshje të fortë, dinamike dhe të drejtë. Nuk do ti përshtatemi stilit të tyre të lojës”, ka thënë Dalic. / Oversport.tv

You may also like