Daku flet pas kalimit te kampioni slloven: Kisha edhe tjera oferta, shpresoj që nuk kam gabu me zgjedhje

by admin
Spread the love

Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku pas gjashtë muajve të kaluar tek skuadra kroate e Osijek, është huazuar në elitën e futbollit slloven, më saktë tek skuadra NS Mura, shkruan Insporti.

24-vjeçari është huazuar te kampioni në fuqi i Sllovenisë, Mura për gjashtë muaj nga skuadra kroate Osijek.

Në një prononcim për Insportin, Mirlind Daku ka treguar se ka pasur edhe ekipe të tjera që kanë qenë në garë për shërbimet e tij, por zgjodhi NS Muran.

“Ka pasur klube që kanë shpreh interesime por kjo m’u ka dok ma e logjikshme dhe ma e mira e duhur, shpresoj që nuk kam gabu me zgjedhje” – tha Daku për Insportin.

Tutje, ai shtoi se nuk e ka pasur aspak problem ambientimin nga Kroacia në Slloveni, pasi më të lehtë ia kanë bërë shokët.

“Ambientimi ka qenë shumë i lehtë, shokët më kanë pritë mirë, kështu që jam shumë mirë momentalisht dhe se gjithçka është në rregull vetëm të vazhdojmë të kemi suksese dhe të kemi rezultat”.

Daku asistoi dy herë në barazimin e Mura ndaj Bravo, por përkundër paraqitjes së ekipit, Daku u shpreh i lumtur për ndihmesën që ia bëri shokëve me asistime.

“Takimi i parë nuk na shkoi mirë si ekip, pasi i humbëm 3 pikë në fund të ndeshjen, por me paraqitjen time jam tepër i kënaqur me dy asiste për dy golat e ekipit”- tha Daku.

Aktualisht, Kosova është pa trajner, anipse ndeshjet e marsit po afrohen. Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, është zyrtarizuar se Kosova më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm për Kosovën nëse i bëhet ftesa, Daku u përgjigj: “Kosova si gjithmonë është shtëpija ime kurdo që ka nevoj jam aty”.

Kujtojmë se, në qershor të vitit që lam, në dy miqësoret ndaj San Marinos dhe Maltës, Mirlind Daku luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.

May be an image of 4 people and people standing

Ndryshe, në 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Osijek Daku ka të shënuara 4 gola. Teksa vlera aktuale e tij sipas transfermarket është 700 mijë. /Insporti.com

You may also like