Daka: Me shkarkimin tim u tentua të kontrollohet KQZ-ja, u cenua integriteti i këtij institucioni

by admin
Spread the love

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se me shkarkimin e saj nga pozita e kryesues është cenuar integriteti i KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Në një përgjigje me shkrim, Daka ka thënë se
mënyra sesi është shkarkuar, ka pasur synim që KQZ-ja të kontrollohet nga
partia në pushtet.

“Po natyrisht qe është cenuar integriteti i KQZ-së
sepse është institucion i pavarur. Ndërhyrja është bërë me vet faktin nga mënyra
se si jam shkarkuar dhe tregon intencën qe ky institucion të kontrollohet. Me
faktin që znj. Osmani ka kërkuar nga unë që të jap dorëheqje është tregues se
fillimisht është pritur qe kjo heshtje të kalojë në qetësi me një “mirënjohje”
e cila do të më qetësonte, ndërsa 
presidenca nuk do te kishte kokëçarje”, tha Daka.

You may also like