Dajsinani: Skuadra ka ndryshuar me ardhjen e Mezanit, detyra ime të shpëtoj ekipin

by admin
Spread the love

Portieri Mario Dajsinani ishte një nga protagonistët në fitoren e sotme të Laçit përballë Erzenit. Gardiani i kurbinasve ruajti portën e tij të paprekur në më shumë se një rast, duke iu mohuar golin lojtarëve shijakas me pritjet e tij. Dajsinani ka folur për Oversport pas suksesit përballë Erzenit.

Çfarë ka ndryshuar te skuadra? Me ardhjen e trajnerit Mezani skuadra po luan më mirë, është më e qartë në fushë dhe pikët e fituara na kanë dhënë një qetësi. Shpresojmë që të mbyllim sa më mirë edhe ndeshjen e fundit të këtij viti.

Idhulli juaj? Kurtua, portieri i Realit. Nuk është sinjal i mirë, kur portieri është lojtari më i mirë i skuadrës? Detyra ime është që të shpëtoj ekipin, të jem i gatshëm sa herë që skuadra ka nevojë, për gjërat e tjera mendon trajneri”, ka thënë Dajsinani. / Oversport.tv

You may also like