Dafina Zeqiri merr propozim për martesë në ditëlindjen e saj, publikon pamje

by admin
Spread the love

Ylli i muzikës, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një ngjarje shumë speciale, propozimin për martesë nga partneri i saj Kreshnik Gjergji, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Dafina ka zgjedhur të ndajë këtë moment intime me publikun duke postuar disa imazhe nga skena romantike e propozimit.

Në një nga fotografitë, Dafina i ka dhënë një vështrim të afërt fansave të saj të unazës, teksa vendos dorën e saj mbi atë të Kreshnikut.

Ky postim ka shkaktuar një valë komentesh dhe urimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre, që janë shprehur të lumtur për çiftin dhe i kanë dërguar dëshira të mira për jetën e tyre të ardhshme bashkë.

You may also like