Daçiq thotë se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, e cila është caktuar për të enjten në New York, dhe se ekziston mundësia që edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të marrë pjesë në seancë.

“Të enjten është seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Unë do të largohem sot dhe ka mundësi që presidenti të marrë vendim për pjesëmarrje në emër të Serbisë, por ai do të marrë vendim për këtë gjatë ditës”, Daçiq tha për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë dialogun dhe se të punojë në interesat e saj, sipas tij, nuk duhet të punohet vetëm në interesat e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

You may also like