Çuni kthehet pas dy muajsh dhe fiton penallti

by admin
Spread the love

Marvin Çuni është kthyer pas dy muajsh të bëjë përsëri rolin e protagonistit në Serinë A, duke lënë pas krahëve një dëmtim që e kishte shqetësuar që nga janari.

Por skuadra e Frozinones ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, nuk ka dalë dot të sigurojë pikë në derbin e shqiptarëve ndaj Sasuolos ku u aktivizuan Bajrami dhe Kumbulla.

Vetëm Bajrami ishte titullar në ndeshjen e sotme, në një sfidë shumë të rëndësishme për luftën për mbijetesë. Skuadra vendase gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe i duhej medoemos një fitore, të cilës iu afrua me golin e Thorstveld në minutën e 58.

Trajneri i Frozinones, Di Françesko, hodhi në fushë fillimisht Ibrahimoviç dhe më pas Çunin, që të ndryshonte fatin e ndeshjes, ndërsa për vendasit kishte minuta në fushë për Kumbullën.

Çuni me një aksion në krahun e djathtë i dha mundësinë ekipit të tij në minutën e 90 që të barazonte shifrat e kësaj ndeshje e të merrte të paktën një pikë, pasi fitoi penallti pas kontaktit me një mbrojtës.

Por Kaio Zhorzh gaboi nga pika e bardhë duke dërguar sferën jashtë e kësisoj, Sasuolo mori tre pikë të rënda për mbijetesën që kishte filluar të dukej e pamundur.

You may also like