Çun Lajçi: Lloga është si Kurti, mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë

by admin
Spread the love

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje me shumicë votash refuzoi propozim-ligjin për amnisti, i cili më herët kishte marrë dritë të gjelbër në Qeveri, shkruan InfoShqip.

Pasi nuk kaloi në Kuvend ky ligj, menjëherë reagoi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, që ishte edhe propozues, i cili tha se “prej atij momenti Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë”. Ai theksoi se vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare, është hakmarrje për mosmbështetjen e ndryshimeve të Kodit Penal nga Aleanca për Shqiptarët.

Lidhur me këtë akt ka reaguar edhhe Çun Lajçi me një status në rrjetin social Facebook duke e mbështetur ministrin e drejtësisë Krenar Lloga duke e inkurajuar që të vazhdojë dhe të mos dorëzohet.

Në vazhdim postimi i plotë i Çun Lajçit:

“Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!

Krenar Lloga, politikan i profilit t’Glaukut madje edhe t’Albinit, i vendosun, krejtësisht vetvetja, kokë që s’thehet leht, thellësisht i lidhun me vuejtjet e t’burgosurve shqiptarë që mbahen padrejtësisht në kazamatet maqedone!

Po shkruej, ngaqë me nxitën ca portale e pak televizione, të cilave nuk iu shkoi për shtati, (madje as për shtrati), kërkesa e struganit si Ministër drejtësie, që t’shqyrtohet kërkesa e tij për amnestimin e të burgosurve!

Thashë

Sa t’mjerë jemi, ne grushti i vogël i shqiptarëve, sa inatçor e t’përçamë n’trojet tona shekullore!

– Në vend që t’përkrahet me ngulm Krenari e t’jemi krenar për guximin e tij prej ministri, ne ia thejmë krahët me budallakitë e inferioritetit!

Nji grusht jemi por mjerisht edhe atë grusht e thejmë n’hundët tona, jo n’hundët e xhelatit!
Krenar Lloga, unë ndjehem krenarë me iniciativën tande por krenarë e krah do t’duhej t’ishin edhe bashkëkombasit e mi n’Iliridë!

Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!

Cyrih, 04.11.2023″ përfundon Lajçi./InfoShqip.com

You may also like