Çudit Espanyol, shkarkon trajnerin Moreno 2 javë para fundit të sezonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur kanë mbetur për tu luajtur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kampionatit spanjoll, klubi i Espanyolit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra teknikun Vicente Moreno.

Trajneri kishte një vit e 9 muaj që bashkëpunonte me klubin katalanas dhe riktheu Espanyolin në LaLiga një vit më parë.

Ndërsa këtë sezon klubi ka siguruar mbijetesën, por ka bërë një fazë të dytë shumë të dobët dhe duket se kjo është arsyeja që drejtuesit e klubit kanë marrë këtë vendim.

Për dy sfidat e fundit në kampionat kundër Valencias dhe Granadas stoli i është besuar Luis Blancos, aktualisht trajner i skuadrës së dytë të klubit. / Oversport.tv

Foto: RCD Espanyol de Barcelona Twitter

You may also like