Cristiano Ronaldo ndriçon Bujr Khalifën me imazhin dhe urimin e përzemërt për Georginën në ditëlindjen e saj të 28-të

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo i dhuroi të dashurës Georgina Rodriguez dhuratën më të mirë të ditëlindjes – duke vendosur fytyrën e saj dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë.

Babai 36-vjeçar i katër fëmijëve shpenzoi mijëra euro duke ndriçuar horizontin e Dubait me imazhet e mahnitshme të partneres së tij, shkruan The Sun.

Ai publikoi një video, duke treguar fytyrën e spanjolles në fasadën e kullës së famshme Burj Khalifa në Instagramin e tij.
Dhe dyshja pozuan së bashku me ndërtesën në sfond teksa po shijonin një rast të veçantë.

Cristiano, i cili është duke shijuar një pushim nga orari i ngjeshur i futbollit me katër fëmijët e tij, shkroi në portugalisht krahas pamjeve spektakolare të videos: “Shumë urime dashuria ime”, shoqëruar me një emoji të zemrës dhe të një torte të ditëlindjes.

Shfaqja e imazheve dhe lazerit në ndërtesë Burj Khalifa, në buzë të Liqenit Burj, është një tërheqje masive për turistët në destinacionin luksoz të Lindjes së Mesme.

Imazhet dhe reklamat që shfaqen në kullë bëhen shfaqja më e madhe e ekranit në botë falë afro 18 milje kabllove, 1.1 milionë pikselëve dhe 118 tonëve rreze drite dhe aksesorë.

Sipas raportimeve në media, vendosja e një reklame ose mesazhi tre-minutësh promovues në fasadën e kullës nis me një çmim minimum prej 50,000 funtesh (60 mijë euro), çmim i cili rritet gjatë fundjavave.

Cristiano, i cili është pronar i një aeroplani privat në vlerë 20 milionë funte (24 milionë euro) dhe i një flote makinash sportive të shtrenjta, mund ta menaxhojë lehtësisht vendosjen e një reklame të tillë në Bujr Khalifa, pasi vlera neto e fitimeve të tij është vlerësuar të jetë rreth 373 milionë funte (448 milionë euro).

Të enjten, sulmuesi i Machester United po festonte premierën e dokumentarit të ri të partneres së tij Georgina, të titulluar “I am Georgina”, i cili u publikua me rastin e ditëlindjes së saj të 28-të në Netflix.


You may also like