Cristiano Ronaldo jep lajmin e dhimbshëm/ Njëri nga binjakët e tij të porsalindur ka ndërruar jetë

by admin
Spread the love

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se njëri nga binjakët e tij, përkatësisht djali i tij fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Cristiano poashtu dha lajmin se vajza a tyre binjake është gjallë, duke theksuar se ajo po i jep atyre motivin dhe fuqinë.

“Me pikëllimin më të thellë ju njoftojmë që djali ynë foshnje ka vdekur”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

“Është dhimbja më e madhe që mund ta ndjejë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep fuqinë që ta jetojmë këtë moment me ca shpresë dhe lumturi”.

“Do të donim t’i falënderonim mjekët dhe infermieret për krejt kujdesin dhe mbështetjen”.

Ndryshe, Ronaldo, 36 vjeç, tashmë është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve janë të lindur nga dy nëna surrogate. Ai është baba i Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç secili dhe trevjeçares Alana Martina.

/Insajderi.org

You may also like