Ç’po ndodh në kufirin mes Rusisë me Finlandën dhe Estoninë? – Shqip

by admin
Spread the love

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) ka njoftuar se do të dërgojë një numër të caktuar të oficerëve të saj në Finlandë javën e ardhshme, pasi ky vend të jetë i vendosur të kufizojë numrin e azilkërkuesve që vijnë përmes Rusisë, ku dhe Estonia gjithashtu po përballet me të njëjtin problem, transmeton Reuters.

Helsinki akuzon Moskën se ka sjellë rreth 700 refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Jemeni, Afganistani, Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia dhe Siria, në kufirin finlandez në dy javët e fundit. Por Kremlini hedh poshtë akuzat e Helsinkit zyrtar.

Vetëm rruga e Arktikut është e hapur

Finlanda, anëtare e NATO-s, ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, e cila shërben edhe si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian. Të mërkurën, shteti baltik njoftoi se do të mbyllë të gjitha pikat kufitare, përveç asaj më veriore, në mënyrë që vetëm rruga e largët e Arktikut të mbetet e hapur nga e premtja. Kjo masë do të jetë në fuqi për një muaj.

Siç është paralajmëruar, Frontex do të vendosë 50 roje kufitare dhe personel dhe pajisje të tjera në Finlandë, duke përfshirë automjete patrullimi. Grupi i parë i personelit të Frontex do të mbërrijë në Finlandë më 29 nëntor dhe do të përfshijë ekspertë survejimi, përkthyes dhe ekspertë të verifikimit të dokumenteve.

Finlanda miratoi një ligj vitin e kaluar që lejon autoritetet e saj kufitare të ndalojnë pranimin e kërkesave për azil në kalime të caktuara në rast se vendi është bërë objektiv i imigracionit masiv të orkestruar nga një vend tjetër.

Ministri i Brendshëm finlandez Mari Rantanen tha se do të shtonte masat e kontrollit të kufirit, duke përfshirë regjistrimin e emigrantëve, krijimin e qendrave të mbledhjes së fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve dhe mbledhjen e informacioneve të tjera identifikimi.

Masat estoneze

Ministria e Brendshme e Estonisë akuzoi gjithashtu Rusinë për një “operacion ofensiv hibrid” me qëllim grumbullimin e emigrantëve në kufirin e shtetit baltik me qëllim të cenimit të sigurisë së shtetit dhe shqetësimit të popullsisë.

Rreth 30 emigrantë, kryesisht nga Somalia dhe Siria, janë përpjekur të hyjnë në Estoni nga Rusia ditët e fundit, por Ministria pretendon se asnjë nuk ka aplikuar për azil dhe se të gjithë janë kthyer. Estonia njoftoi se nuk do të hezitojë të mbyllë pikat kufitare nëse “përshkallëzohet presioni i emigrantëve nga Rusia”. /tesheshi.com/

You may also like