COVID-19 – Veran: Më e keqja ka kaluar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PARIS, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ndërsa disa të dhëna tregojnë se kulmi i valës së pestë ka kaluar në Francë, ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran siguron se vendi ka arritur edhe kulmin e pranimeve nëpër spitale.

I ftuar në studiot e BFM TV, Véran dukej optimist mbi ecurinë e pandemisë, por me rezervën e një surprize me nënvariantin BA.2.

”Globalisht, edhe si vend, besoj se e kemi kaluar kulmin e pandemisë. Evolucioni natyror është rruga për të dalë nga kjo valë”, shtoi ai.

“Më e keqja ka kaluar. Besoj se kemi kaluar fazën me valët më të këqija në dy vite. Edhe nëse do të ketë të tjera, kemi çdo arsye të mendojmë se do të ketë valë më pak të rrezikshme”, theksoi Véran./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like