COVID-19- Shangai zgjat lockdown për një kohë të pacaktuar

by admin
Spread the love

SHANGAI, 5 prill /ATSH – DPA/- Kemi zgjatur lockdown-in për 26 milionë banorë të Shangait për një kohë të pacaktuar, deklaruan autoritetet shendetsore rajonale.

Përpara se të merret një vendim për hapat e ardhshëm, zyrtarët do të duhet të presin rezultatet e testimit masiv të Covid-19, të ekzaminojnë ata që janë infektuar dhe t’i çojnë në ambientet e karantinës.

Komisioni Shëndetësor i Pekinit raportoi sot mbi 16 000 infeksione të reja, numri më i lartë në valën aktuale të koronavirusit në Kinë.

Më shumë se 15 000 raste janë asimptomatike. Vetëm në Shangai, 268 raste të reja të Covid-19 dhe mbi 13 000 infeksione pa simptoma janë raportuar ditët e fundit pas testimeve të kryqëzuara.

Kushdo i infektuar në Kinë duhet të shkojë në një spital ose një institucion karantine. Qendrat e karantinës janë ngritur në palestra dhe salla ekspozite në Shangai, dhe tashmë janë pothuajse plot.

Qyteti ka parë më shumë se 70 000 infeksione që nga fillimi i marsit. Të hënën, për herë të parë, infeksionet arritën në më shumë se 10 000 në ditë.

Ora policore në pjesën perëndimore të qytetit fillimisht ishte menduar të zgjaste nga e premtja në të martë, por tani banorëve u thuhet të qëndrojnë në shtëpi.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like