COVID-19 – Raportohen 34 raste të tjera përpara Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

by admin
Spread the love

PEKIN, 30 janar /ATSH-DPA/- 34 pjesëmarrës të tjerë në Lojërat Olimpike Dimërore kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 përpara këtij eventi në Pekin, konfirmuan sot zyrtarët.

Komiteti organizativ njoftoi sot se 23 persona që hynë në vend rezultuan pozitivë me koronavirus të shtunën, duke përfshirë 13 atletë ose anëtarë të ekipit.

Gjithashtu, janë regjistruar 11 raste të infeksionit në sistemin e mbyllur Olimpik.

Kryetarja e komisionit të atletëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Emma Terho tha në rrjetet sociale se kishte rezultuar pozitive dhe ishte në izolim.

Një ditë më parë, u regjistruan 36 raste pozitive dhe numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus që nga 23 janari është rritur në 139.

Lojërat Dimërore po mbahen sipas rregullave strikte të koronavirusit, që do të thotë se të gjithë pjesëmarrësit nga atletët deri te gazetarët janë plotësisht të ndarë nga popullata e përgjithshme kineze.

Për të zbuluar sa më shpejt infeksionet, çdo pjesëmarrës duhet të bëjë një test PCR çdo ditë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like