COVID-19 – Polonia kundërshton kufizimet për udhëtarët nga Kina

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 6 janar /ATSH-PAP/ – Polonia nuk do të vendosë kufizime të veçanta për Covid-in për mbërritjet nga Kina, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë që tha se nuk kishte asnjë justifikim për futjen testit negativ.

Bashkimi Evropian rekomandoi të mërkurën që shtetet anëtare duhet t’u kërkojnë udhëtarëve nga Kina që të japin një rezultat negativ të testit Covid-19, të marrë jo më shumë se 48 orë para hipjes në një fluturim.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha në një konferencë për shtyp se ministria e tij kishte dy arsye për të mos futur kufizime të veçanta.

“Së pari, ndërsa shikojmë numrin e infeksioneve Covid-19, kemi pasur të bëjmë me ulje gjatë dy javëve të fundit. Le të kujtojmë gjithashtu se jemi në nivelin e mesatarisht 500 infeksioneve ditore me Covid-19”, tha ai.

Ai shtoi se në të kundërt, gjatë të njëjtës periudhë, ishin regjistruar rreth 40 000 raste të gripit dhe se për sa i përket koronavirusit nuk kishte faktorë që të paralajmëronin një rritje të shkallës së infeksionit.

”Së dyti, dhe kjo është në fakt vendimtare, as OBSH dhe as ndonjë institucion përgjegjës për shëndetin në nivel ndërkombëtar nuk ka identifikuar se kemi të bëjmë me një mutacion të ri të virusit në Kinë”, vazhdoi ministri.

“Kemi të bëjmë me atë strukturë të rregullt të gjenomit të virusit që kemi në Poloni. Në këtë situatë vendosja e kufizimeve apo masave të veçanta nuk duket e justifikuar”, theksoi ai.

Ministri i Shëndetësisë vazhdoi duke thënë se i vetmi rekomandim i BE-së që dukej i arsyeshëm ishte që të kërkonin pasagjerët e avionit të mbanin maska në bord./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like