COVID-19 – Holanda vendos kushtin e testit negativ për udhëtarët kinezë

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 7 janar /ATSH-DPA/- Të gjithë udhëtarët nga Kina që hyjnë në Holandë do të duhet të tregojnë një test negativ të Covid-19 duke filluar nga e marta.

Qeveria holandeze vendosi kërkesat e reja të testimit, duke iu bashkuar një numri në rritje vendesh, përfshirë shumë vende të BE-së, që po vendosin rregulla të reja të Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Gjermania gjithashtu ka vendosur të kërkojë teste negative të Covid-19 për udhëtarët nga Kina duke filluar nga e hëna. Vende të tjera me kërkesa të ngjashme përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Belgjikën, Suedinë, Greqinë, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri holandez i Shëndetësisë, Ernst Kuipers tha se pasagjerët nga Kina gjithashtu duhet të mbajnë maskë.

Kina po përjeton një valë të paprecedentë të rasteve me Covid-19 pasi autoritetet kineze hoqën politikën e vendit për zero-Covid. Kjo politikë përfshinte lockdown, teste masive dhe karantinë të detyruar për gati tre vjet.

Rregullat e reja ndjekin rekomandimet urgjente shëndetësore të lëshuara të mërkurën nga BE-ja. Vendet anëtare vendosën masa kundër Covid-19 ndaj udhëtarëve nga Kina.

BE-ja, nuk arriti të binte dakord për një grup të përbashkët kërkesash në mbarë bllokun.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like