COVID-19 – Greqia regjistron 18 425 raste të reja në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love



ATHINË, 5 prill /ATSH-ANA/- Greqia ka konfirmuar 18 425 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, deklaroi  Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 3 096 135 infeksione. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 101 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 1 537 raste të brendshme.

Gjithashtu, 62 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 27 746. Nga këto, 95.4% kishin sëmundje të tjera ose ishin mbi 70 vjeç.

Gjithashtu, 348 pacientë Covid-19 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit. Mesatarja e shtrimit në spital të pacientëve me Covid-19 në 7 ditët e fundit ishte 439 persona.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakProdhim dhe shitje narkotikësh, kapet 40-vjeçari në kërkim


You may also like