COVID-19 – Gjermania nis projektin pilot për monitorimin e përhapjes së virusit

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Një projekt pilot për monitorimin e ujërave të zeza për zbulimin e koronavirusin ka filluar në Gjermani, njoftuan sot tre Ministri federale të përfshira në koordinimin e hulumtimit.

Ujërat e zeza po ekzaminohen sistematikisht në 20 vende anembanë vendit, thanë Ministritë e Mjedisit, Shëndetësisë dhe Kërkimit.

Ekspertët do të analizojnë jashtëqitjet fekale në të cilat mund të zbulohet koronavirusi, shpjeguan Ministritë, duke shtuar se kjo metodë do të lejojë që përhapja e virusit të gjurmohet në rajone të veçanta.

Bashkitë gjermane të përfshira në projekt do të marrin 3.7 milionë euro (4.2 milionë dollarë) financim nga Komisioni Evropian. Studimi shpreson të zbulojë nëse një metodë e tillë mund të aplikohet në mbarë vendin.

Ekzaminimi i ujërave të zeza për zbulimin e koronavirusit nuk është një risi.

Sipas Ministrive gjermane, monitorimi i ujërave të zeza kryhet vetëm në disa vende për të zbuluar koronavirusin ose viruse të tjera. Këto përfshijnë Kanadanë, Holandën dhe Australinë.

Shumë vende të tjera, përfshirë Evropën, po punojnë për të zgjeruar kapacitetet e tyre për përdorimin e kësaj metode.

Përveç projekteve aktuale të financuara nga BE-ja, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri në pranverën e vitit 2023, kërkime të ngjashme po vazhdojnë në më shumë se 20 vende në Gjermani. Këto financohen nga Ministria e Kërkimeve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like