COVID-19 – BE miraton vaksinën “Moderna” për nënvariantin Omicron XBB.1.5

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian miratoi sot vaksinën shtesë të përshtatur kundër Covid-19 për t’iu përgjigjur nënvariantit Omicron XBB.1.5.

“Vaksina e përshtatur me Spikevax XBB.1.5 e prodhuar nga kompania “Moderna” u autorizua në kohë për fushatat e vaksinimit sezonal, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në një njoftim për shtyp.

“Autoritetet shëndetësore të BE-së rekomandojnë të rriturit dhe fëmijët nga 5 vjeç që kërkojnë vaksinim, të kryejnë një dozë të vetme, pavarësisht nga historia e tyre e vaksinimit”, tha komisioni.

“Miratimi vjen pas një vlerësimi të rreptë të vaksinës nën mekanizmin e vlerësimit të përshpejtuar nga Agjencia Evropiane e Barnave”, thuhet në deklaratë.

Një version i përditësuar i vaksinës kundër Covid-19, i prodhuar nga “BioNTech-Pfizer” është miratuar gjithashtu së fundmi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Poligoni i parë publik, hapësirë e teknologjisë dhe trajnimeve profesionale


You may also like