COVID-19 – BE heq të gjitha kufizimet e udhëtimit për të vaksinuarit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 shkurt /ATSH-ANSA/ – Vendet e BE-së duhet të revokojnë kufizimet e përkohshme të udhëtimeve jothelbësore në Union për personat e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH, me kusht që të kenë marrë dozat më të fundit të paktën 14 ditë dhe jo më shumë se 270 ditë para mbërritjes ose të kenë marrë një dozë përforcuese, thuhet në rekomandimet e miratuara sot nga ministrat për Çështjet Evropiane.

“Shtetet anëtare gjithashtu duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19, brenda 180 ditëve para udhëtimit”, shtoi Komisioni Evropian.

You may also like