» Çorapet “diplomatike” të Rishi Sunak në Hiroshima bëhen virale ne rrjet /Foto

by admin
Spread the love

Kryeministri Britanik Rishi Sunak ndodhet në Hiroshima, në kuadër të samitit që po zhvillohet me liderët e tjerë botërorë, ku sot u diskutua për sanksionet ndaj Rusisë. Ai mbrëmjen e djeshme është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, takim i cili po bëhet viral, kjo për arsyen se të gjithë kanë komentuar çorapet e Sunak ngjyrë të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp.

Carp është një ekip profesionist japonez bejsbolli me bazë në Hiroshima dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është një tifoz i madh.

Ambasada Britanike në Tokio postoi në Twtter foto të dy liderëve duke treguar me gëzim çorapet e Sunak, duke thënë se “dy kryeministrat po afrohen më shumë”.

 

360grade.al

You may also like