“Conte? Më mërzit pak kur lexoj lajmet”, Pioli: Inter-Juve? Më shqetëson më shumë Frosinone

by admin
Spread the love

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka folur për një sërë çështjesh nga konferenca për mediet në prag të ndeshjes ndaj Frosinone-s, që zhvillohet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.

Tekniku italian është pyetur në veçanti për supersfidën e kësaj jave mes Interit dhe Juves, për të cilën Pioli u shpreh se për të më shumë vlen ndeshja ndaj Frosinone-s, që ekipi i tij ka nesër.

“E djela do të tregojë të vërtetën, por për ne e nesërmja vlen shumë sepse përballemi me Frosinone-n dhe ata luajnë shumë mirë”-u shpreh ai.

Më tej, tekniku i “Djallit” u pyet edhe për të ardhmen dhe për faktin se flitet që Conte do i marrë vendin te Milan, gjë për të cilën ai u shpreh se vetëm e mërzit pak.

“Nuk më shqetëson aspak, më mërzit pak, por kjo është krejt normale në futbollin modern… Ajo që ka rëndësi është që lojtarët e mi dhe unë duam të demonstrojmë vlerën tonë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”-deklaroi ndër të tjera Stefano Pioli./Shqip


Top Channel

You may also like