Conte lavdëron Kulusevskin: Blerje e madhe, e doja në skuadër edhe tek Interi

by admin
Spread the love

Dejan Kulusevski i ka bindur të gjithë në Londër, veçanërisht trajnerin e Tottenhamit Antonio Conte, që e ka lavdëruar lojtarin që erdhi në janar nga Juventusi.

“Kur drejtoja Interin u mundova që ta blej, por Juventusi u tregua më i shkathët. Flasim për një lojtar që është vetëm 21-22 vjeç. Kulusevski duhet të vazhdojë të luajë kështu, është i fortë fizikisht dhe i zoti teknikisht.

Mendoj që është një blerje e madhe për Tottenhamin, për të tashmen dhe të ardhmen. Po flasim për një lojtar shumë të mirë. Dejan dhe gjithashtu edhe Rodrigo Bentancur.

Kam thënë gjithmonë që me këto 2 blerje, ndonëse humbëm 4 lojtarë në janar, e kemi bërë skuadrën më të plotë dhe të ekuilibruar”, ka thënë Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like