Conte flet për herë të parë në lidhje me Napolin: Asnjëherë nuk i dihet

by admin
Spread the love

Antonio Conte është emri preferuar nga ana e tifozerisë së Napolit për të zëvendësuar Rudi Garcian.

Francezi po zhgënjen totalisht të kaltrit dhe presidenti De Laurentiis po e mendon seriozisht shkarkimin e tij.

Conte është i lirë nga detyrimet dhe shihet si zgjidhja e problemeve dhe si personi që mund të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar. Për herë të parë, ish-trajneri i Juventus u pyet mbi Napolin dhe shnaset për të marrë drejtimin e skuadrës. Tekniku puljez qëndroi brenda kornizave dhe theksoi se të ardhmes nuk i dihej kurrë duke u shprehur se për momentin po shijon kohën e lirë me familjen.

“A do të më shihni shpejt në Serie A? Nuk e di, për momentin mendoj të shijoj edhe pak kohën e lirë me familjen. Bëra një zgjedhje të mirëmenduar kur u largova nga Tottenham, e gjitha lidhej me dëshirën për të qëndruar pranë familjes. Por, sigurisht gjatë rrugës shumë gjëra mund të ndodhin, edhe pse tani dua ta shijoj atmosferën familjare.

Napoli? Duhet të tregojmë gjithmonë respekt dhe edukatë, nuk mund të flas më shumë”, u shpreh Conte./ supersport


Top Channel

You may also like