Conte: Duhet durim, Guardiola është trajneri më i mirë në botë

by admin
Spread the love

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Manchester Cityt. Ai komentoi kështu gjendjen në ekipin e tij, si dhe nuk i kurseu komplimentat për Guardiolën dhe ekipin e tij.

“Këtu ka një stadium fantastik, një qendër të mrekullueshme sportive, niveli i këtij klubi është shumë i lartë. Unë po argëtohem. Pastaj duke folur për aspektin e futbollit, është e qartë se ne nuk jemi në të njëjtin nivel me top klubet, jemi në një nivel që kërkon durim.

Të gjithë do të donim të kishim një ekip për të fituar, por duhet të jemi realistë. Na duhet kohë për të përmirësuar këta lojtarë dhe nivelin në përgjithësi. Po punojmë shumë sepse synimi im është t’u jap djemve më shumë njohuri, duhet t’i përmirësojmë të gjithë deri në fund, ndaj do kohë.

E kam thënë gjithmonë në të kaluarën që duhet të ndjesh të paktën 1% shans për të fituar kampionatin, por situata këtu është e çuditshme sepse ndoshta kemi 1% shans për të përfunduar në top 4. Është një situatë krejtësisht tjetër për mua në raport me atë që jam mësuar në të kaluarën time.”

MANCHESTER CITY- “Para së gjithash, ne duhet t’i bëjmë komplimente të mëdha skuadrës dhe Guardiolës, i cili është trajneri më i mirë në botë. Man City është skuadra favorite për të fituar kampionatin dhe ata janë gjithashtu një nga skuadrat favorite për Champions League.

Për ne do të jetë një sfidë e vështirë, e dimë që ata ndoshta do ta mbajnë topin për shtatëdhjetë e pesë minuta, por ne duam të përpiqemi të ndryshojmë diçka edhe për të treguar se jemi gati për të luftuar”. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like