Conference League/ Aston Villa “shkund” Ajaksin, Club Brugge përmbys Molden

by admin
Spread the love

Aston Villa i jep leksion futbolli Ajaxit të Amsterdamit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Conference League.

Skuadra nga Birminghami fitoi thellë 4-0 ndaj “harkëtarëve”, duke u kualifikuar në çerekfinale të kompeticionit.

Kualifikim bindës edhe për Club Brugge, që e bën të pavlefshëm fitoren 2-1 të Moldes në ndeshjen e parë. Ekipi belg fitoi në takimin e kthimit me rezultatin e thellë 3-0.

Lilles së Edon Zhegrovës i mjaftoi barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Sturm Graz, teksa kishte fituar thellë 3-0 në takimin e parë.

Rezultatet:

Aston Villa – Ajax              4-0

Club Brugge KV – Molde 3-0

Lille – Sturm Graz              1-1

Maccabi Tel Aviv – Olympiacos Piraeus     1-4


Top Channel

You may also like