Colturi me synime madhore, gati për garat e radhës në Austri, Sllovaki dhe Itali

by admin
Spread the love

Lara Colturi me performancat e saj ka përmirësuar shumë imazhin e sportit të skive në vendin tonë.

Sportistja e cila ka zgjedhur të përfaqësojë flamurin kuqezi e ka lënë pas dëmtimin dhe gradualisht po arrin formën e saj më të mirë.

Colturi konsiderohet si një nga sportistet e së ardhmes në vendin tonë dhe shihet mundësia që të jetë kandidate për t’i sjellë vendit tonë një medalje olimpike.

Së fundmi, skiatorja kuqezi po merr pjesë në botërorin e skive dhe në garat e fundit ka regjistruar rezultate tejet pozitive. Colturi në datën 16 janar do të garojë në Austri, ndërsa më pas do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e saj në Sllovaki dhe në fund në Itali.

Skiatorja kuqezi po rritet gradualisht, duke e promovuar vendin tonë në arenë ndërkombëtare me paraqitjet e saj./ Shqip


Top Channel

You may also like